Historia e Kumanovës

Historia e Kumanovës

Etimologjia e toponimit Kumanovë ka për bazë një emër mesjetar kalendarik Kuman, ku sipas disa të dhënave, ky emër qyteti rrjedh nga fisi Kuman, që nga fundi i shek. XI (1094), prej viseve të Azisë të kenë ardhur dhe një kohë të kenë qëndruar në territorin e sotëm të Kumanovës. Të dhënat e para për vendbanimin Kumanovë përmenden në vitin 1519 nga shënimet e udhëpërshkruesve që gjenden në arkivat e Turqisë, edhe atë me 52 familje me rreth 300 banorë.Në shënimet dhe dokumentet historike, Kumanova përmendet në shek. XVII nga udhëpërshkruesi (kronisti) i famshëm turk Evlia Çelebija. Sipas tij Kumanova në vitin 1660 shtrihej në territorin e Sanxhakut të Shkupit që ka patur më se 600 shtëpi, në mesin e të cilëve kishte xhami, teqe, medrese, hane, hamame dhe disa dyqane.

Ballkanologu dhe kronisti freng Ami Boúe, i cili e vizitoi Kumanovën në gjysmën e parë të shek. XIX, gjegjësisht me 1836, thekson se Kumanova ka patur 3000 banorë, kurse në të dhënat e konsullit austriak J. G. Han të vitit 1835, pohon se ky vend ka pasur 650 shtëpi. Prej fiseve më të vjetra turke në Kumanovë supozohet të ketë qenë fisi Oxhak , i cili ka pasur më tepër shtëpi dhe anëtarë se fiset tjera, por më vonë mbeti me një shtëpi dhe ajo u shpërngul në Turqi.

Janë paraqitur edhe fise tjera familjare si Kotlelerët, Tatarët, që kanë patur një lagjeje të veçantë në këtë qytet, por gjatë luftërave austro - turke kanë migruar në Turqi. Prej fiseve shqiptare ishin të pranishëm Gono, Malokët dhe si ëmër familjar përmendeshin Spahilerë, kurse sot janë të pranishëm fiset: Berishë, Gash, Krasniq, Thaç, Sopë, Shalë etj., ku përkatësia fisnore është harruar dhe nuk përmendet fare te të gjitha shtresat e popullsisë së kësaj treve. Në të kaluarën e largët historike Kumanova ishte një zonë që i takonte krahinës së Dardanisë dhe e banuar nga fisi ilir-Dardanët, tezë që e vërteton edhe Vasileviqi.

Është me rëndësi të përmendim se edhe Çerkezët, të cilët vendlindjen e tyre e kanë patur në rajonin e Kaukazit, kishin qenë vendosur pranë stacionit hekurudhor të Kumanovës, ku sot gjendet fshati me të njëjtin emër Çerkez.

Deri në vitin 1877-78 në këtë qytet, ka patur më tëpër mysliman, d.m.th. shqiptarë që kishin pranuar fenë myslimane, kurse në mbarim të shek. XIX me ardhjen e kolonistëve serbë, rritet numri i popullsisë sllave.

Prej lagjeve që kishte patur në të kaluarën Kumanova ishin: Mehmed Begut, Varoshi, Bari Begut, Endeki, Muhaxherët, Veleshka, Tatarëve, Bislimve , nga fshati Bislim tani i zhdukur, kurse sot ekzistojnë lagjet si Orta Bunari, Lagja trimave, Likovës, Bedinjës , Bahçeja, Serava, Zeleni Rid, Sredoreku ( lagje e romëve).

Objektet fetare, gjegjësisht xhamitë apo ndonjë objekt tjetër fetar si kishat, manastiret në rajonin e Kumanovës datojnë nga periudha e hershme kohore. Themelet e tyre kryesisht janë nga periudha e sundimit romak, bizantin e osman, ku shumica e objekteve janë rrënuar me kohën. Karakteristikë tjetër e objekteve fetare - xhamive është se ato janë emërtuar sipas toponimeve të fshatrave. Xhamia e vjetër në Kumanovë njihet me emrin ESKI XHAMIA (xhamia vjetër), që gjendet edhe sot, ku Evlia Çelebija në shënimet e tij e përmend këtë xhami. Kjo xhami është e vetmja në këtë qytet, sepse ajo që u ndërtua më vonë se kjo u shkatërrua nga luftërat ballkanike. Sipas J.H.Vasileviqit, i cili në veprën e cekur më lartë ka theksuar se kjo xhami është ndërtuar në vitin 1751, nga një tatar i quajtur Said Begu, por sipas të dhënave që gjenden në arkivin e kësaj xhamie thuhet se xhamia është ndërtuar me 1532 nga tatar Sinan Pasha.

Një nga xhamitë më të vjetra dhe më e njohura në Kumanovë e rrethinë është ajo e Tabanocit e ndërtuar për herë të parë në vitin 1380. Por fatkeqësisht sot në këtë fshat nuk ka popullatë të konfesionit islam, por ka vetëm popullatë sllave dhe kjo xhami është në shkatërrim. Në Kumanovë ekzistojnë shtatë teqe, katër prej tyre gjenden në lagjen e Sredorekit (lagje e romëve).

Përpjekjet për kultivimin e gjuhës, përhapjen e shkollave dhe arsimimin shqiptar të popullatës së këtij rajoni, kishin filluar qysh gjatë periudhës së lavdishme të Rilindjes sonë kombëtare, veçanërisht në kohën e Lidhjes së Prizrenit.

Në këtë drejtim ishte formuar “Klubi shqiptar i Kumanovës”, i cili u hap në janar të vitit 1909, nën udhëheqjen e atdhetarit, mësuesit Jashar Erebara. Ky klub hartoi abetaren e njohur “ ABECEJA SHQIPE “ e Kumanovës, ku mësohej shkrim-leximi.

Sot në Kumanovë kemi katër qendra të shkollimit të mesëm dhe dy qendra të shkollimit fillor, kurse çdo fshat ka shkollën fillore tetë vjeçare. Toponimia e rajonit të Kumanovës është me burim leksikor të shqipes, por për shkak të lidhjeve të shumta që ka patur popullsia shqiptare në të kaluarën , por edhe në kohën e sotme me popullatën sllave dhe jetesa nën sundimin shekullor turk, ka ndikuar që në të folmen e këtij rajoni në përgjithësi dhe në leksikun toponimik në veçanti të depërtojnë fjalë të këtyre gjuhëve.

Një pjesë e toponimeve janë me origjinë nga gjuhët sllave jugore si të maqedonishtes, të serbishtes dhe të gjuhës turke.

--------------------------------------------------------------------------------

Kumanova shtrihet në pjesën veriore të Maqedonisë, rrëzë Malit të Zi të Shkupit, mes kufirit me Serbinë në veri dhe Kosovën në perëndim.

Në pjesën perëndimore të qytetit, rrëzë maleve të Karadakut shtrihet një numër i madh i fshatrave të banuara kryesisht me popullsi shqiptare. Malet e larta përreth dhe fusha e gjërë pjellore i japin një pamje të bukur dhe tërheqëse këtij rajoni.

Kumanova ka pozitë gjeostrategjike shumë të rëndësishme, ku kryqëzohen rrugët automobilistike që lidhin Selanikun me Beogradin, pastaj Shkupin me Qustendillin, si dhe hekurudha që lidh Athinën me Vjenën.

Kumanova lidhet edhe me disa rrugë regjionale si Kumanovë–Shkup (Udha Shkupit), Kumanovë-Preshevë (Udha Preshevës), si dhe Kumanovë-Gjilan (Udha Gjilanit).

Pak Histori
Etimologjia e toponimit Kumanovë ka për bazë një emër mesjetar kalendarik Kuman, ku sipas disa të dhënave, ky emër qyteti rrjedh nga fisi Kuman, që nga fundi i shek. XI (1094), prej viseve të Azisë të kenë ardhur dhe një kohë të kenë qëndruar në territorin e sotëm të Kumanovës. Të dhënat e para për vendbanimin Kumanovë përmenden në vitin 1519 nga shënimet e udhëpërshkruesve që gjenden në arkivat e Turqisë, edhe atë me 52 familje me rreth 300 banorë.Në shënimet dhe dokumentet historike, Kumanova përmendet në shek. XVII nga udhëpërshkruesi (kronisti) i famshëm turk Evlia Çelebija. Sipas tij Kumanova në vitin 1660 shtrihej në territorin e Sanxhakut të Shkupit që ka patur më se 600 shtëpi, në mesin e të cilëve kishte xhami, teqe, medrese, hane, hamame dhe disa dyqane.

Prej fiseve shqiptare ishin të pranishëm Gono, Malokët dhe si ëmër familjar përmendeshin Spahilerë, kurse sot janë të pranishëm fiset: Berishë, Gash, Krasniq, Thaç, Sopë, Shalë etj., ku përkatësia fisnore është harruar dhe nuk përmendet fare te të gjitha shtresat e popullsisë së kësaj treve. Në të kaluarën e largët historike Kumanova ishte një zonë që i takonte krahinës së Dardanisë dhe e banuar nga fisi ilir-Dardanët, tezë që e vërteton edhe Vasileviqi.

Përpjekjet për kultivimin e gjuhës, përhapjen e shkollave dhe arsimimin shqiptar të popullatës së këtij rajoni, kishin filluar qysh gjatë periudhës së lavdishme të Rilindjes sonë kombëtare, veçanërisht në kohën e Lidhjes së Prizrenit.

Në këtë drejtim ishte formuar “Klubi shqiptar i Kumanovës”, i cili u hap në janar të vitit 1909, nën udhëheqjen e atdhetarit, mësuesit Jashar Erebara. Ky klub hartoi abetaren e njohur “ Abeceja Shqipe “ e Kumanovës, ku mësohej shkrim-leximi.

Gjeografia
Rajoni i Kumanovës përbëhet prej dy tërësive të mëdha gjeomorfologjike: zona malore (Karadaku) dhe fushëgropa. Zona malore e cila shtrihet në perëndim të këtij rajoni, është e pasur me kullota dhe me lloje të ndryshme të drunjve, si ah, bung, qarr, thanë, shkozë.

Pra, këtë zonë malore e karakterizon një mori malesh, me lartësi mbidetare mbi 1000 metra. Për shkak të relievit kodrinor–malor, klima është kontinentale, që karakterizohet me dimër dhe acar të ftohtë, me të rreshura të mëdha të borës, dhe me verëra të nxehta e të thata. Erërat gjatë tërë vitit fryejnë nga veriu me shpejtësi mesatare prej 3,5 m ⁄ sek.

Sa i përket veçorive hidrologjike këtë rajon e karakterizojnë një numër i madh i ujërave nëntokësor dhe sipërfaqësor. Ujërat nëntokësor paraqiten në vende të ndryshme të këtij rajoni, ku niveli i ujit nuk është i njejtë, si p.sh. në fshatrat Opajë dhe Llopat ujërat paraqiten në thellësi të vogël, prej 2-5 metra, kurse në fshatrat tjerë niveli i ujit shtrihet prej 5-25 metra. Ujërat tokësor (lumenjtë) janë në numër të madh dhe të pasur me ujë, ka edhe përrenj të cilët gjatë të reshurave të mëdha mund të jenë të rrezikshëm.

Demografia
Për popullsinë e këtij rajoni para ardhjes së asaj sllave në këtë pjesë të Gadishullit Ballkanik, dihet mirë se i ka takuar Dardanisë dhe e banuar kryesisht nga fiset ilire si Dardanët, Peonët, Naropët etj.

Sikurse në trevat tjera të banuara me shqiptarë, edhe në rajonin e Kumanovës ka pasur shpërngulje të mëdha të popullsisë edhe atë prej vitit 1953-1968, ku një pjesë mjaft e madhe u shpërngul në Turqi, kurse pjesa tjetër janë vendosur në Kumanovë me rrethinë, Shkup etj., por ka edhe vendbanime që janë zbrazur tërësisht.

Në zonën e Karadakut shtrihen këto fshatra malore: Allasheci, Bellanoci, Runica, Strima, Orkoci, Izvori, Goshinca, Shtraza, Gllazhnja dhe Zllakuçani (katunde tërësisht me popullatë shqiptare), fshatrat me bujqësi të zhvilluar janë: Sllupçani, Orizarja, Likova, Hotla, Ropalca, Vishtica, Nikushtaku, Vaksinca, Llojani, Çerkezi (të gjithë me banorë shqiptarë), kurse fshatrat si Opaja, Llopati, Rramanlia, Sopoti dhe Mateçi, përveç shqiptarëve janë të përfshirë pjesërisht edhe maqedonët, serbët.

Popullsia
103.205 banorë
35%-40% Shqiptare
ne Komunen e Likoves 95% Shqiptare.

Sipërfaqja
509,48 km²

 

 
Live DJtv by HotelPuprra
 
<a href="rtsp://realserver.kataweb.it/broadcast/deejaytv.rm">Guarda la tv di Radio Deejay sul web</a> <a href="rtsp://realserver.kataweb.it/broadcast/deejaytv.rm">Guarda la tv di Radio Deejay sul web</a> <a href="rtsp://realserver.kataweb.it/broadcast/deejaytv.rm">Guarda la tv di Radio Deejay sul web</a>
Moti
 
Mini Chat
 
Vendi Reklames ne Ballinë
 

Anketë
 
Sa ju pelqen dizajni i faqes?
Shkelqyeshem
Shum mire
Mire
Dobet
Nuk e di
  
www.hotelpuprra.page.tl
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free