Historia e Arkitekt. SHQIPTARE
Historia e Arkitektures Shqiptare

Arkitektura Shqiptare në shekuj


Trashegimia arkitektonike sa e larme per nga gjinite, po kaq e hershme nga fillesa dhe e gjere per nga kohezgjatja, perben nje pasuri te rendesishme per historine e popullit tone

Fillimet e arkitektures ne vendin tone i shenon banesa prehistorike (deri ne shek 5 p.e.s.),e zbuluar ne Dunavec (vendbanim buze-ujor palafite) qe i takojne neolitit te mesem, dhe ne Maliq qe i takojne neolitit. Banesa ndertohej mbi nje platforme druri qe mbeshtetej mbi hunj te ngulur vertikalisht ne taban. Ne Dunavec jane gjetur 87 hunj te tille te shperndare ne menyre te cregullt. Ndertimet palafite jane perdorur nga iliret per nje kohe te gjate qe perfshin dhe tere periudhen e hekurit.

Banesat prehistorike kane qene tre tipesh:

1-Banesa te futura krejtesisht ne toke,si ne Cakran –Fier
2-Banesa gjysem nentoke,perseri ne Cakran
3-Banese mbi toke qe eshte zakonisht nje kthineshe


Unitet arkitektonik paraqesin dhe qendrat e fortifikuara,si ne zgjidhjen e terreneve, ashtu dhe ne zgjidhjen planimetrike. Duke ndryshuar funksionin nga strehime te nje faze para urbane, arkitektonike,si dhe ne tekniken e ndertimit. Keto ndertime perbejne dhe prologun e fortifikimeve antike.


Arkitektura gjatë shekujve 5-1 p.e.s.

Gjate kesaj peridhe Dyrrahu dhe Apollonia jetojne nje perudhe lulezimi.Arkitektura dhe Urbanistika e ketyre qyteteve jane bazuar ne arritjet e arkitektures helene po jane te lidhura me realitetin ilir. Krahas qyteteve koloni, ne territorin e Ilirise se Jugut linden edhe nje tog qytetesh ilire si Bylisi, Amantia, Dimali, Albanopoli, Lisi etj . Ato u vendosen ne kodra e maja te larta dhe rrethoheshin me mure te bere me nje teknike te larte. Kjo deshmohet ne ndertimin e portave dhe te kullave mbrojtese.

Kullat e fortifikimeve antike ne vendin tone kane forme katrore,rrethore dhe patkoi. Ne format planimetrike dhe zgjedhjen e terrenit, fortifikimet kane nje fare uniformiteti si ne elementet mbrojtes: kurtinat, kullat, hyrjet, te cilat i nenshtrohen nje evolucioni te caktuar. Muratura e fortifikimeve realizohej me gure ne te thate me gure te thyer, te latuar dhe te parapregatitur.

Trajtimi urbanistik i qyteteve te rrafshet ndryshon nga ai i qyteteve ne terrene te pjeret. Nga ana tjeter, vendosja e akropolit ne ane ose ne mes krijon tipa te ndryshem urbanistike.
Gjurmet e qyteteve nga planet urbanistike, deshmojne per nje sistem te rregullt dhe te perparuar urbanistik. Ky sistem eshte karakteristik si per qendrat e krijuara rishtas si Antigonea,ashtu dhe per qendrat e themeluara prej kohesh si Apollonia dhe Oriku. Kjo dukuri deshmon per nje urbanistike mjaft te perparuar ne kohe, pasi themelimi i tyre perkon me fillimet e urbanistikes se rregullt romake.

Ndonese Buthroti e ka akropolin ne mes, vecorite e terrenit kane krijuar nje skeme tjeter. Ne hapesiren e krijuar ndermjet shkembit te thikte dhe murit rrethues zhvillohet qendra e qytetit, ndersa ne shpatet veriore dhe lindore perqendrohen banesat.

Hyrja ne qytet eshte vendosur ne nje pozicion para se ciles hapet perspektiva e qendres. Monumentet qe perbejne qendren jane shetitorja, theatri, tempujt etj
Shkeputje te akropolit nga qyteti kane qytetet – skela si Dyrrah dhe Aulona, e disa gjeografe dhe historiane i quanin Akropolin dhe qytetin e poshtem si dy qytete te ndryshme.

Sistemi urbanistik deshmohet ortogonal ne Apolloni e Antigone dhe gjatesor ne Bylis dhe Dymal. Ne Antigone jane zbuluar 3 sektore ne te cilen rruget kryesore priten me njera tjetren me kende te drejta duke formuar parcela drejtekendeshe 50m te gjata.

Banesa e formes me te zhvilluar paraqitet ne Apolloni, si banese me peristil. Ne te si berthame qendrore sherben oborri i hapur i cili qarkohet prej nje koridori te mbuluar. Per sa i perket dekorit te brendshem, pervec gjurmeve te dyshemese me mozaik ne banesen e Apollonise, ne Dyrrah ne banesat e tjera dyshemeja shtrohet me pllaka mermeri, guri apo argjile te pjekur. Ne rrenojat e nje shtepie ne Durres u gjet ne gjendje mjaft te mire nje mozaik i shekullit 4-3 p.e.s. i cili eshte nje nga mozaiket me shprehes dhe artistike te botes dhe qe quhet Bukuroshja e DURRESIT e cila ruhet ne Muzeun Historik Kombetar.

Ndërtimet Shoqërore jane treguesit me te rendesishem te nivelit te arkitektures se antikitetit.

Ne Apolloni, Orik, Buthrot etj, tempujt zene pikat dhe dominuese duke luajtur rol te madh ne trajtimin urbanistik te qytetit. Por ka dhe raste kur tempujt jane jashte qyteteve qe te perdoren dhe nga popullsia fshatare.

Tempulli me i hershem eshte ai i Artemisit ne Apolloni dhe Asklepit ne Buthrot. Kemi dy tipe tempujsh:

1~me portik me 4-6 kollona ne anet e ngushta.
2~me kollona vetem ne balle (me ante).


Shëtitorët. (stoa)

Gjate periudhes antike qene pjese e pandare e formulimit urbanistik te qytetit Ato shquhen per anen ndertimore dhe zgjidhjen arkitektonike dhe paraqesin galeri te mbuluara me fasade me kollona, te hapur ndaj ambjentit te jashtem ku grumbulloheshin dhe shetisnin qytetaret ne kohe te keqe ose me diell te forte, shpesh edhe per mesim. Prej shetitoreve njohim ate te Apollonise, Buthrotit, Bylisit etj.


Teatrot

Si teatro te kesaj peridhe njohim ate te Apollonise, Buthrotit, Bylisit etj te cilet kane te perbashket ndertimin e shkallares ne trajte gjysem-rrethi, ne shpate kodrinore te pershtatur nga natyra ose dora e njeriut. Ajo qe ndryshon midis tyre eshte madhesia qe varet nga fuqia ekonomike e qendres qytetare.
Teatri me i madh eshte ai i Apollonise. Prej tij jane zbuluar si pjese te skenes, me ballin e punuar sipas stilit dorik me kolona me kalenur dhe nje friz me triglife.Ne gjendje te mire ruhet dhe teatri i Buthrotit per 1500 spektatore dhe qe inkuadrohej mire midis shkembit te akropolit dhe murit rrethues.Me i vogli eshte teatri i Nikaes per 1000 spektatore.

Stadiumet.

Gjate shek.3-2 p.e.s. kultura fizike pati nje zhvillim te vecante dhe u ndertuan vepra monumentale si Stadiumi i Amantias ne shek 3 p.e.s.Ky stadium ka nje forme antike tipike me nje piste 184.8 m te gjate dhe 12.25 me te gjere dhe ruhet shume mire. Ne njeren ane te stadiumit ka 17 radhe shkallesh dhe ne anen tjeter 8 radhe te ndertuara me bloqe guresh gelqerore

Arkitektura në shekullin 1-5 e.s.

Ne kete periudhe vihet re se arkitektura vazhdon te ruaje tiparet e meparshme;fortifikimet behen te njejta ne tekniken e ndertimit.Por me pushtimin e Ilirise nga Roma disa qytete kthehen ne koloni si Dyrrahu, Buthroti, Bylisi, Shkodra etj, ku vendosen shume veterane dhe tregtare romake.
Influenca romake ne keto qendra banimi paraqitet e kufizuar, sepse romaket gjeten nje arkitekture te perparuar bashkekohore,por teknika e ndertimit nen pushtimin romak,arriti ne nje nivel shume te larte.

Orientimi i arkitektures romake drejt asaj helene u ndie me shume gjate periudhes se mbreterimit te Augustit kur dihet qe perandori nuk e la kurre Romen ashtu sic dihet se Augusti kreu studimet e larta ne Apolloni.

Nga fillimi i shekullit te 6, ne periudhen e sundimit te perandorit Anastas, Dyrrahu pajiset me rrethim te trefishte, ndertohet nje hipodrom, dhe persoset rrjeti i kanalizimeve. Ndonese qyteti u shkaterua nga dy termete,u rimekemb shpejt, pasi ne te ndodheshin thesaret perandorake dhe Dyrrahu qe nje qender zejtaro-tregtare e rendesishme.

Ne drejtimin urbanistik qytetet e kesaj periudhe i permbahen kryesisht skemave te trasheguara Keshtu ne Apolloni urbanistika e qytetit percaktohet prej rrjetit te meparshem rrugor hipodamik qe nuk peson asnje ndryshim per vec se ne futjen e elementeve te rinj qe i japin nje pamje te re qendres. Ne formulimin e qendres shtohen monumente te reja si: odeoni, biblioteka, buleuterioni etj. Ne Buthrot rrjeti rrugor shkon sipas izoipseve dhe objektet jane te vendosura ne menyre te crregullt sipas terrenit, 1/4 e te cilave qene terma dhe nymfe qe i japin Buthrotit karakterin e nje kurorti bregdetar si Herkulana dhe Pompeu.
Banesat ne Buthrot jane pergjithesisht me peristil, ndersa ne Apolloni eshte zbuluar nje banese me atrium qe i perkiste shtresave te pasura,dhe e zbukuruar me mozaike.

Monumenti me i madh i periudhes antike eshte amfiteatri i Dyrrahut,i ndertuar ne fillim te shek.2 ne skajin perendimor te rrethimit te qytetit. Ne formen e eklipsit, ai ka permasa 150m gjatesi dhe 20m lartesi. Amfiteatri shfrytezon pjerresine e terrenit per nje faqe te shkallares. Arena ka forme eliptike,ndersa shkallarja pershkohet prej galerish te mbuluara me qemer te perforcuara me nervatura mbi 2m te gjera dhe 4m te larta.

Ne qender te qytetit te Apollonise jane gjetur monumente me vlera te vecanta si Odeoni (teater i mbuluar) dhe BULEUTERIONI ose monumenti i Agonoteteve ku mblidhej Keshilli I qytetit. Ndermjet Odeonit dhe Buleuteronit eshte gjetur edhe bazamenti i Harkut te Triumfit.
Gjurme te biblotekave jane gjetur ne Dyrrah dhe Apolloni.

Ne kete periudhe ndertimet termale gjenden ne shumice dhe kthehen ne ambjente me karakter shoqeror. Ato kane nje trajtim te rregullt arkitektonik dhe estetik,te zbukuruar me mozaike me vlera te rralla artistike,si banjat ne Apolloni, Buthrot dhe ne qebdren e Dyrrahut ku termat shquhen per nje arkittektonike te persosur .

Ndërtimet e hershme të kultit kristian

Me lejimin nga ana e perandorit romak Konstandin te fese krishterene shekullin e katert AD, fillon ne Iliri ndertimi i nje sere monumentesh kulti qe ndjekin ne vija te pergjitheshme skemat arkitekturale romake te shekujve te fundit qe nuk mbetet prapa rajoneve fqinje si Italia dhe Greqia. Keto ndertime u shtrine ne nje rajon te gjere duke perfshire Ilirine nga veriu deri ne jug.

Bazilikatat ishin ndertime me karakter shoqeror me te pershtateshme per qellime kulti per kohen. Karakteristike e tyre eshte ndertimi me nefa ku qendrori eshte me i madh dhe me i larte dhe 2 absidat ne anet me te shkurtra dhe hyrja behej nga ana me e gjate. Brenda ka nje aks gjatesor dinamik qe perputhet me drejtimin e levizjes nga perendimi ne lindje drejt altarit.


Bazilikat ne vendin tone u mbuluan me cati me kapriata druri si influence i lidhjeve me Romen. Me e madhja e ketij lloji ne vendin tone eshte ajo e Butrintit ne pjesen jug-lindore te qytetit.
 
Live DJtv by HotelPuprra
 
<a href="rtsp://realserver.kataweb.it/broadcast/deejaytv.rm">Guarda la tv di Radio Deejay sul web</a> <a href="rtsp://realserver.kataweb.it/broadcast/deejaytv.rm">Guarda la tv di Radio Deejay sul web</a> <a href="rtsp://realserver.kataweb.it/broadcast/deejaytv.rm">Guarda la tv di Radio Deejay sul web</a>
Moti
 
Mini Chat
 
Vendi Reklames ne Ballinë
 

Anketë
 
Sa ju pelqen dizajni i faqes?
Shkelqyeshem
Shum mire
Mire
Dobet
Nuk e di
  
www.hotelpuprra.page.tl
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free