Historia - Komuna e Likovës

Komuna e Likovës ka një pozitë të përshtatshme gjeografike si për zhvillim me sukses të bujqësisë dhe blegtorisë ashtu edhe për zhvillimin e mardhënjeve tregtare ndërkufitare me Kosovën dhe Serbinë. Vendbanimet e komunës së Likovës shtrihen në një vi rrëzmalore të gjatë rreth 30 km ose në një vi kufitare 35 km nga të cilat 5 km janë vi kufitare me Preshevën dhe të tjerat me Kosovën. Nga të gjitha fshatrat e komunës vetëm fshati Opajë është fshat fushorë.
________________________________________________

Sipas regjistrimit të vitit 2002 në Komunën e Likovës jetojnë 27 058 banorë nga të cilët 97.42% janë shqiptarë.

Popullata shqiptare e komunës së Likovës është e vendosur në 23 fshatra nga të cilët: Allasheci, Bellanoca, Dumanovci, Gllazhnja, Izvori, Orkoca, Runica, Strazha, janë fshatra të cilët kanë numër të vogël banorësh që përbëjnë rreth 5% të popullatës së komunës dhe pothuaj se janë të shuara. Popullata më së shumti është përqëndruar në fshatrat: Hotël, Likovë, Llojan, Mateç, Nikushtak, Opajë, Orizare, Ropalcë, Vishticë, Sllupçan dhe Vaksincë. Fshati Sllupçan është fshati më i banuar në këtë komunë.
Shqiptarë 97.42%
Serbë 1.37%
Maqedonas 0.63%
Boshnjakë 0.02%
Të tjerë 0.56%

______________________________________________

Popullata e komunës së Likovës më së shumti merret me bujqësi dhe blegtori.
______________________________________________

Likova edhe më herët njihej si komunë në ish sistemin Jugosllav por për shkaq politike, meqë popullata ishte shumicë shqipëtare iu kan larguar privilegjet e komunës duke e vendosur nën udhëheqjen e komunës së Kumanovës.
______________________________________________

Komuna e Likovës që nga themelimi i saj është udhëhequr nga dy mandatues politikë. Momentalisht kryetar i Komunës së Likovës është përfaqësues nga partia Bashkimi Demokratik për Integrim (shkurt: BDI) Beqir Saqipi i cili si kryetar i komunës u zgjodh në zgjedhjet lokale të vitit 2005.

Qytete 0
Fshatra 12
Bashkësi Lokale 18
Dita e komunës 2 Maji
Live DJtv by HotelPuprra
 
<a href="rtsp://realserver.kataweb.it/broadcast/deejaytv.rm">Guarda la tv di Radio Deejay sul web</a> <a href="rtsp://realserver.kataweb.it/broadcast/deejaytv.rm">Guarda la tv di Radio Deejay sul web</a> <a href="rtsp://realserver.kataweb.it/broadcast/deejaytv.rm">Guarda la tv di Radio Deejay sul web</a>
Moti
 
Mini Chat
 
Vendi Reklames ne Ballinë
 

Anketë
 
Sa ju pelqen dizajni i faqes?
Shkelqyeshem
Shum mire
Mire
Dobet
Nuk e di
  
www.hotelpuprra.page.tl
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free